Lëshoi leje për gjueti përkundër vendimit të Ministrisë, intervistohet një person në Kamenicë

Një burrë, përgjegjës për shoqatë të gjuetisë në Kamenicë, është intervistuar nga policia pasi dyshohet se përkundër vendimit të Ministrisë iu ka lëshuar leje valide për gjueti, një grupi të qytetarëve.

“Pas postimeve në rrjetet sociale, se disa qytetar-grup gjuetarësh kanë vrarë katër derra, është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar përgjegjës për shoqatë të gjuetisë, i cili dyshohet se përkundër vendimit të Ministrisë që nuk lejohet gjuetia, i njëjti u ka lëshuar leje valide për gjueti”, thuhet në raportin e policisë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.