Masa e ndalimit

Lëshohet masa e ndalimit për dy gratë që dyshohen për abortim të paligjshëm

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, ka thënë se është lëshuar aktvendim për ndalimin e dy grave që janë të dyshuara për abortim të jashtëligjshëm të një gruaje nga Podujeva.

Ajo, për Klankosova.tv, ka theksuar se ato akuzohen për dy vepra penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” dhe “Ndihma në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes”.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave (të gjinisë femërore), për shkak të dyshimit se të njëjtat kanë kryer veprat penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” dhe “Ndihma në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes”, sipas KPRK-së”, ka thënë Ulaj.