Receta

Leqenik i mbushur me panxhar: Kafjall i shkëlqyeshëm dhe i shëndetshëm!

Nëse çdo mëngjes mendoni se cili ushqim është i shëndetshëm dhe çfarë do të duhej të gatuani për kafjall, kjo është receta për ju.

Ju nevojiten:

– 2 vezë;
– 4 lugë miell misri;
– 3 lugë miell buke;
– ½ pluhur për ëmbëlsira;
– 50 ml vaj;
– 100 g ajkë të thartë;
– 50 ml ujë të gazuar;
– kripë.

Për shtesë:

– 1 tufë panxhar;
– 1 vezë;
– 1 lugë grizë.

Përgatitja:

Panxharin lajeni, hiqjani bishtat dhe zieni në avull. Pritni imët dhe shtoni në grizë dhe vezë dhe qitni pak kripë.

Tundni vezët, bashkoni miellin e misrit dhe miellin e bukës me pluhurin e ëmbëlsirave. Pastaj shtoni vajin, ajkën e thartë, ujin e gazuar dhe pak kripë dhe përzieni mirë.

Qiteni në një tepsi të vogël në të cilën më parë keni vendosur letër për pjekje.

Me një lugë të vogël nxirrni panxharin dhe vendoseni në brumë duke bërë një distancë të vogël. Sipër mund të qitni disa fara.

Piqeni në 220 gradë Celsius rreth 30 minuta derisa të skuqet mirë.

Ju bëftë mirë!

loading…