Leopardi vjedhurazi futet në oborr, sulmon qenin që po qëndronte tek shkallët e shtëpisë

Një leopard është filmuar duke sulmuar një qen ndërsa flinte jashtë shtëpisë së tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e tmerrshme tregojnë se si macja e madhe që ngadalë i afrohet qenit të fjetur.

Ai shikon rrotull para se të afrohet te shkallët dhe të mbërthejë nofullat rreth qafës së qenit.

Qeni menjëherë kërcen dhe fillon të leh, gjë e cila duket se frikëson leopardin ndërsa shpejt e lejon të shkojë.

Por leopardi menjëherë kthehet dhe video përfundon me kafshën e egër duke ndjekur prenë e saj.

Incidenti dramatik besohet të ketë ndodhur në qytetin Indian Nashik më 29 shtator.

loading…