Lëndohet rëndë një person teksa po luante futboll në Lipjan: Dërgohet në QKUK

Një person është lënduar derisa ishte duke luajtur në rrethojat e një fushe të futbollit në Lipjan, teksa po luante.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur përmes raportit 24 orësh se ai është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime nga rrethojat, teksa u dërgua në QKUK.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:00, ndërsa në vendin e ngjarjes, kanë dal njësit relevante si dhe inspektori i punës, rasti vazhdon për hetime të mëtutjeshme.

Njoftimi i policisë:

Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke luajtur futboll, në fushë të futbollit, ai është rrëzuar dhe dyshohet se është lënduar edhe nga  rrethoja e rrëzuar e cila i ka shkaktuar lëndime. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes, kanë dal njësit relevante si dhe inspektori i punës, rasti mbetet për hetime të mëtutjeshme.