Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjakovë – Klinë.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 16:00 është raportuar aksident trafiku tek kodra e Vraniqit (rruga Gjakovë-Klinë). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete. Për pasojë përveç dëmeve materiale, tre persona kanë pësuar lëndime (lëndime të lehta trupore)”, ka thënë ai.

Elezaj ka njoftuar se rasti po vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor./Ballkani.info/