Lëndohen tre fëmijë në Fushë-Kosovë, shpërthyen fishekzjarret që gjetën në kontejner

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre fëmijë kanë marrë lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të disa fishekzjarreve që i kishin gjetur në mbeturina.

Njoftimi i Policisë:

Fushë Kosovë 24.01.2021-15:20. Raportohet se tre fëmijë dy meshkuj dhe një femër kosovare kishin pësuar lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të disa fishekzjarrëve që i kishin gjetur në një kontejner të mbeturinave. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në trajtim mjekësor në QKUK.