Lëndimi i Lacazette nuk është serioz

Sulmuesi i Arsenalit, Alexandre Lacazette u largua në derbin e së dielës në Premier ligë kundër Spurs, por lëndimi i tij nuk është aq serioz sa ishte menduar.

25 minuta pa përfunduar ndeshja, Lacazette ishte menduar se kishte pësuar lëndim të rëndë, por sipas lajmeve të para nuk është aq serioz dhe besohet se kemi të bëjmë vetëm me ngërçe muskuli.

Pas ndeshjes, trajneri i Arsenalit, Unai Emery ishte frikësuar se ai kishte lënduar fijet muskulore, por tani duket se asgjë nuk ka serioze nga ky lëndim.

“Po mendoj se është një lëndim (ndoshta lëndim muskujsh). Nuk është edhe aq i rëndë”, ka thënë ish trajneri i Sevillas dhe Paris Saint-Germain pas ndeshjes.

Lacazette ka shënuar 38 gola në 91 ndeshje në Premier ligë për klubin e Londrës prej që ka ardhur nga Lyon në verën e vitit 2017.

loading…