Shpend Fazliu

Lëndimi i 23 vjeçarës nga kulmi i objektit të komunës, QKUK jep detaje të reja

Vajza e cila është lënduar si pasoje e goditjes nga materialet që janë shkëputur nga çatia e objektit të Komunës së Prishtinës në lagjen Arbëria ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Shpend Fazliu, për Ballkani.info ka treguar se pacientja është e moshës 23 vjeçare dhe ka lëndime të rënda trupore.

“Ju konfirmojmë se një paciente 23 vjeçare është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente, me gjendje stabile por me lëndime të rënda trupore. Ekipi emergjent dhe ai klinikave diagnostike ka kryer disa nga ekzaminimet e nevojshme dhe pacientja do të jetë në mbikqyrje mjekësore”, ka thënë ai.

Tutje Fazliu tha se pacientja do të transferohet për trajtim në kujdesin intensiv.


“Pas 4 orëve pritet t’i kryhen ekzaminime shtesë diagnostike dhe të transferohet për trajtim të mëtejmë në Mjekimi Intensiv Qendror”, ka thënë ai./.Ballkani.info

LEXO EDHE: