Pamje

Një vajzë e lënduar pas rënies së kulmit të ndërtesës në Prishtinë, kjo është gjendja e saj

Një vajzë ka mbetur e lënduar pasi erërat e forta rrëzuan kulmin e ndërtesës së Komunës së Prishtinës në Dragodan.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e saj, derisa nga QKUK bëjnë me dije se ajo është duke u trajtuar në emergjencë.

Ballkani.info ka kontaktuar me Naser Sylen, Drejtor i Klinikës Emergjente në QKUK, i cili ka thënë se janë duke iu bërë ekzaminimet.

“Është në Kliniken Emergjente në QKUK dhe janë duke iu bërë ekzaminimet”, ka thënë Naser Syla. /Ballkani.info/

@ballkani.info

Era rrëzon kulmin e Komunës së Prishtinës në Dragodan, dyshohet për një të vdekur #era #prishtina #komuna #kosovo

♬ original sound – Ballkani.info