Chris Basham i Sheffield United pësoi një lëndim të tmerrshëm të shtunën pasdite gjatë ndeshjes së skuadrës së tij kundër Fulham.
Besham tentoi të përqendrojë një top në krahun e djathtë dhe me atë rast i është lënduar kyçi i këmbës dhe është përkulur plotësisht në anën tjetër, transmeton Ballkani.info.
Ndërprerja e ndeshjes ka zgjatur më shumë se 10 minuta, Basham ka marrë ndihmë mjekësore dhe se sa e tmerrshme dukej gjithçka, tregon fakti që veterani mori një lloj qetësues dhimbjesh gjatë “trajtimit” në fushë. /Ballkani.info
https://twitter.com/i/status/1710665152524058722







