Lëkundje të forta tërmeti në Turqi

Një tërmet me magnitutë 5 të shkallës Richter goditi Turqinë Perëndimore. Mësohet se tërmeti pati një thellësi 7 kilometra duke bërë që lëkundjet të ndjehen të forta në sipërfaqe.

Paraprakisht nuk ka të dhëna për dëme materiale apo në njerëz. Turqia u godit një muaj më parë nga një tërmet i fuqishëm në qytetin Afri, i cili shkaktoi dhjetra të vdekur.