Lekaj: Rrugën e nisur nga UÇK-ja për një Kosovë të pacenuar do ta shtyjmë përpara

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Leka ka bërë homazhe tek busti i heroit të kombit, Shkëlzen Haradinaj.

Përmes një postimi në Facebook, Lekaj ka thënë se rrugën e nisur nga UÇK-ja, duhet ta ruajmë dhe shtyejmë përpara edhe më tutje.

Ky është postimi i Lekajt në Facebook:

Në nderim të dëshmorëve dhe heronjve të kombit që dhanë jetën në altarin e lirisë, në mbrojtje të civilëve, 20 vite më parë.

Të prirë nga Heroi i Kombit, Shkëlzen Haradinaj, dëshmorët e rënë u bënë gardian të lirisë së Kosovës.

Rrugën e nisur nga UÇK-ja, do ta ruajmë dhe shtyjmë përpara edhe më tutje, për një Kosovë të pacenuar e të fortë për brezat e ardhshëm.