Pal Lekaj

Lekaj: Qeveria në vend që të gjejë zgjidhje, po i penalizon minatorët

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se Qeveria në vend që të bisedojë me ta për ta gjetur një zgjidhje, ajo i penalizon duke larguar nga puna kryesindikalistin.

Lekaj ka thënë se Sindikata nuk ka asnjë përgjegjësi për dështimet e menaxhmentit dhe qeverisë.

“Sindikata e Trepçës nuk ka asnjë përgjegjësi për dështimet e menaxhmentit dhe qeverisë për Trepçën”.

“Minatorët me organizimin e vet sindikal, janë duke e drejtuar gishtin nga përgjegjësit kryesorë për situatën e krijuar. Qeveria në vend që të bisedojë me ta për ta gjetur një zgjidhje, ajo e penalizon duke larguar nga puna kryesindikalistin”, ka shkruar Lekaj.