Lekaj: Për një vit, Vetëvendosje u pagoi serbëve 21 milionë euro energji elektrike

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj i cili është edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Ekonomi ku sot u mor vendimi që serbëve në veri t’ju paguhet energjia prej 11 milionë eurosh.

“Për 20 vite e kanë proklamuar dhe kanë trumbetuar për krimin dhe kriminelët e banditat në veri të Kosovës. Sot me këtë vendim po e legalizojnë dhe po pajtohen me krimin në veri”, ka shkruar Lekaj, transmeton Ballkani.info.

Sipas tij, sot deputetët e Vetëvendosjes vendosën që të paguajnë rrymën e serbëve në veri duke shkelur barazinë qytetare  dhe duke i favorizuar serbët.

“Sot madje bënë edhe shkelje ligjore duke shkelur Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë A.nr. 1373/2017 të vertetuar me Aktvendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës AA. Nr.451/2017 përmes së cilës ZRrE i ndalon KOSTT-it të bëjë shlyerjen e borgjeve të serbëve në komunat në veri të Kosovës. 10 milionë euro i paguan në prill të 2020 për serbët në veri dhe për 11 milionë të tjera u pajtuan ti paguajnë sot. Pra, 21 milionë euro për një vit!”, ka shkruar në fund Lekaj. /Ballkani.info/