Deputetët e VV-së votuan që Kosova ta paguaj rrymën 11 milionë euro pë serbët në veri

Komisioni për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës ku Vetëvendosje e ka shumicën e anëtarëve të deputetëve votoi sot që shteti i Kosovës të paguaj 11 milionë euro për energjinë e shpenzuar nga serbët e veriut.

Ky vendim u propozua nga deputetët e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe Armend Muja ndërsa kundër ishin deputetët e opozitës.

Pati shumë përplasje në Komisionin për Ekonomi lidhur me çështjen e pagesës së rrymës për veriun e Kosovës, shkruan Ballkani.info.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili i bëri apel deputetëve të Vetëvendosjes që të votojnë kundër pagesës së rrymës për veriun e Kosovës.

Me këtë rast, Uran Ismaili tha se “nëse ne si deputet nuk e ngrisim zërin kur shohim abuzim, atëherë ne po ia mundësojmë rrugën krimit. Nuk mund të gjejmë arsyetime, e kemi rastin të votojmë kundër, dhe duhet të votojmë kundër”.

Në këtë çështje, deputetët e VV-së përfshirë Mimoza Kusari-Lilën dhe Armend Mujën votuan për pagesën e rrymës së veriut, ndërsa deputetët e opozitës në këtë komision votuan kundër. /Ballkani.info/