Ish ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i ka bërë thirrje Qeverisë që të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për t’iu dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve në nevojë pas dëmeve të shkaktuara nga erërat dhe dimri i ftohtë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Lekaj ka shprehur sërish dyshimet për Qeverinë Kurti, duke thënë se është pak e besueshme që kjo qeveri do të dijë të bëjë diçka të mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj.
“Pak e besueshme që kjo qeveri do të dijë të bëjë diçka të mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj. Qeveria Kurti e acartë ka ardhë dhe e skllotavtë do të shkojë”, ka shkruar Lekaj.







