Lekaj ia uron 53 vjetorin e lindjes ish presidentit Thaçi: S’është ditëlindje siç armiqët ta dëshiruan

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj e ka uruar në 53 vjetorin e lindjes ish presidentin, Hashim Thaçi.

“I nderuar miku im President Thaçi, të uroj këtë ditëlindje edhe pse e vështirë për ne dhe për ju përsëri nuk është ditëlindje siç armiqët ta dëshiruan. Uroj që ditëlindjen tjetër ta festosh me familjen tuaj në Kosovë. Edhe 100 President!”, ka shkruar Lekaj, transmeton Ballkani.info.

Thaçit ditëlindjen sot ia kanë uruar edhe zyrtarë tjerë të AAK-së, përfshirë këtu Daut Haradinajn, Rasim Selmanajn, etj. /Ballkani.info/