Lekaj i reagon Vuçiqit pas mohimit të masakrës së Reçakut: Po e mban gjallë regjimin e Millosheviqit

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, si dhe deputeti i zgjedhur i AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar pas deklaratave kriminale të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili e ka mohuar masakrën e Reçakut.

“Ende 20 vjet pas luftës Republika e Kosovës po bart pasojat e gjenocidit serb dhe sikur të mos mjaftonte kjo, padrejtësisht, ushtarët e lirisë po përballen me Gjykatë Speciale”, thotë Lekaj.

Sipas tij, sikur të mos mjaftonte lufta e paskrupullt ndaj ekzistencës së pamohueshme të pavarësisë së Republikës së Kosovës, Vuçiq nuk ndalë gjuhën e urrejtjes ndaj nesh. Ai vazhdon të mbajë gjallë regjimin e Millosheviqit.

“Është shqetësuese që një shtet i tillë, i etur për të shkaktuar destabilitet në rajon, të konsiderohet aspirues për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian. Këta të fundit do të duhej të reflektonin ndaj një lideri të tillë që nuk arrinë të shërojë veten nga urrejta e sëmurë për shqiptarët dhe të korrigjonin padrejtësitë që i janë bërë shtetit tonë”, ka shkruar në fund Lekaj. /Ballkani.info/