Lekaj i AAK-së: Mbështetja e qytetarëve do të kthehet në investime dhe zhvillim të vendit

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, ka qëndruar dje në fshatrat Bistazhin, Fshaj, Ujz dhe në Klinë.

Lekaj përmes postimeve në Facebook, shkruan se banorët në fshatra dhe në Klinë janë rreshtuar përkrahë Aleancës, programit të saj dhe me Ramushin President.

Sipas tij, kjo mbështetje e qytetarëve do të kthehet në investime dhe zhvillim të vendit

Ai ka falenderuar miq e përkrahësit e AAK-së, gjersa thotë se ata janë forca e Kosovës dhe me këtë mbështetje ata do të dalim fitues.

Postime të plota:

Me ftesë të mikut tim z. Tomë Duhani, sonte ishim ne Klinë me miq dhe përkrahës të AAK-së, të cilët dua t’i falenderoj që gjithmonë janë rreshtuar përkrahë Aleancës dhe Liderit Haradinaj.

Ju jeni forca e Kosovës dhe kjo mbështetje më bindë që ne do të dalim fitues.

Mbështetja juaj do të kthehet në investime dhe zhvillim të vendit.

Gjithmonë mirënjohës për mbështetjen tuaj.

Në fshatrat Bistazhin, Fshaj dhe Ujz gjetëm mbështetje si çdo herë tjetër.

Banorët janë pajtuar që të vazhdojnë me Aleancën dhe programin e saj si dhe me Ramushin President.

Faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme!

135 ✅AAK 7 ✅PAL LEKAJ