Lekaj: Bjeshkët e Deçanit kanë nevojë për investime infrastrukturore, turizmin e kemi prioritet

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka theksuar rëndësinë e zhvillimit të turizmit në vend tonë, duke pasur parasysh bukuritë natyrore që ka.

Ai gjatë një vizite në Belle të Deçanit, tha se Bjeshkët e Deçanit janë një pasuri, e cila ka nevojë për investime infrastrukturore.

“Sot vizituam punët që po bëhen në këtë drejtim, në Belle të Deçanit. Turizmi është një nga prioritetet tona”, shkruan Lekaj në Facebook.

loading…