Lekaj: AAK s’do të qëndrojë në sallë, s’e votojmë Vjosa Osmanin për presidente

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, thotë se ata nuk do e votojnë Vjosa Osmanin për presidente. Thotë se deputetët e kësaj partie nuk do të qëndrojnë në sallë në seancën që do të thirrej për zgjidhjen e kreut të shtetit.

“S’do të rrimë në sallë, s’do të votojmë Vjosa Osmanin për presidente”, tha Lekaj në emisionin “DPT te Fidani”.

Thotë se ata s’kanë kompromise sa i përket postit të presdientit, ata s’do të votojnë dikë tjetër pos Ramush Haradinajt për këtë post.

“Për asnjë opsion tjetër Aleanca nuk e ka ofruar vetën”, tha Lekaj.

Lekaj ka komentuar edhe deklaratat e miqve ndërkombëtar që janë kundër zgjedhjeve të reja.

Deputeti i AAK’së thotë se ata do të jenë opozitë konstruktive por se vendin në zgjedhje mund ta çojë vetëm VV’ja.

“Ne si subjekt politik s’mund të na shantazhojë askush”, thotë Lekaj.

“Nëse ai (Kurti) mendon me na shantazhuar AAK’ja nuk shantazhohet”, theksoi ai duke kujtuar se janë të gatshëm të shkojnë sërish në zgjedhje.