Leipzigu siguron kualifikimin në fazën nokaut, duke eliminuar Unitedin

RB Leipzigu ka triumfuar 3:2 sonte në shtëpi ndaj Manchester Unitedit, duke e siguruar kualifikimin në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve. Ndërkohë Unitedi do t’i vazhdojë garat në Ligën e Evropës, pasi ka përfunduar në vend të tretë në grup.

Angelino (2’), Amadou Haidara (13’) dhe Justin Kluivert (69’) kanë realizuar për Leipzigun, ndërsa Bruno Fernandes (80’ penallti) dhe Paul Pogba (82’) për Unitedin.

Leipzigu pas gjashtë xhirove kryeson me 12 pikë, tri më tepër se PSG-ja që ka dal në vend të dytë dhe Unitedi që ka përfunduar i treti. Istanbul Bashakshehiri i ka tri pikë. Ndeshja mes PSG-së dhe Bashakshehirit është ndërprerë shkaku i akuzave nga skuadra turke për fyerje raciste që arbitri i katërt i ka drejtuar në drejtim të ndihmës-trajnerit Pierre Webo.