Sulmuesi gjerman

Leipzigu dëshiron ta mbajë Wernerin përkundër interesimit të Bayernit dhe Real Madridit

Leipzig po përgatitet për të ‘blinduar’ lojtarin më të rëndësishëm të ekipit, Timo Werner.

Sulmuesi gjerman ka një kontratë deri në vitin 2020 me klubin por drejtuesit janë vënë në lëvizje duke parë edhe rritjen e interesimit nga klubet e mëdha ndaj lojtarit, në veçanti Bayern Munchen dhe Real Madrid.

Oferta e rinovimit do të jetë kontratë e re deri në vitin 2023 ndërsa Werner pritet të bëhet lojtari më i paguar i ekipit dhe firma e tij do të mbyllte përfundimisht interesimin e ekipeve që duan ta shkëpusin nga Leipzig.