Leicesteri me fitore bindëse ndaj West Hamit

Leicesteri ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj West Ham Unitedit, 4 me 1.

Vendasit gjetën rrugën e golit në minutën e 24 përmes Barnesit.

Derisa golin e dytë e shënoi Pereira në minutën e 45+5.

Në pjesën e dytë mysafirët arritën të ngushtojnë rezultatin në minutën e 50, kur Noble shënoi nga penaltia.

Por, në dhjetë minutat e fundit Perez shënoi dy herë për vendasit për rezultatin përfundimtar prej 4 me 1.

Leicesteri me këtë fitore arrin në kuotën e 48 pikëve dhe mban vendin e tretë. Kurse West Hami në vendin e 17 ka 23 pikë.