Legjendat e United: Ishte një paraqitje e turpshme

Paraqitja e Manchester United ndaj Juventusit vazhdon të kritikohet shumë.

Legjendat e Manchester United nuk e kanë pritur mirë humbjen që “Djajtë e Kuq” pësuan në stadiumin e tyre kundër Juventusit.Një kritik i ashpër ka qenë ish-mesfushori Paul Scholes, i cili nuk ka mundur të pajtohet me mënyrën sesi ka luajtur United.

“Juventusi e dominoi takimin në çdo drejtim. Ka dallim të madh në cilësi mes dy ekipeve”, tha anglezi. “Kur futbollistët e United kishin topin dukeshin shumë nervoz. Ndoshta Mourinho mund të jetë i kënaqur, por kur sheh këtë ndeshje të vjen turp dhe nuk mund të pajtohesh me këtë situatë”.

“Juventusi mund të fitojë Ligën e Kampionëve, ndërsa kur sheh Unitedin e kupton se kjo skuadër është shumë larg”. Edhe Rio Ferdinand ka kritikuar lojën e shfaqur nga ish-skuadra e tij. “Nëse do ta përshkruanim këtë ndeshje me pak fjalë do të thosha se po luanin burrat kundër fëmijëve. Juventusi ishte superior”, komentoi ish-futbollisti.