Ledri Vula në Big Brother VIP: Si ia del Ariola pa i parë fëmijët?

Reperi Ledri Vula dhe Yll Limani janë mysafirë të Big Brother Albania VIP.

Arbana Osmani ka treguar se Ledri Vula dhe Yll Limani nuk do të jenë pjesë e konkurrimit por sonte janë mysafirë të ftuar.

Duke folur për atë se a do të ishte bërë pjesë e Big Brother Ledri, reperi kosovar ka thënë se nëse do të ishte beqar do të ishte hyrë por tani si “baba do ta këtë vështirë”.

“Si beqar ndoshta po, por si baba nuk do të kisha mundur”, ka thënë ai.

Mandej ai ka folur për Arjolën, e cila ka tre fëmijë jashtë shtëpisë.

“Si ia del”, ka thënë Ledri.