Ledjana kthehet në program, Mevlani: Nuk merrem me njerëz që rrinë kafeve, shikoje jetën tënde!

Në puntatën e sotme Ledjana bëri rikthimin në skenë duke dhënë një shpjegim për daljen e saj.

Ishte Mevlani ai i cili shpërtheu ndaj saj duke i bërë akuza për shkak se ajo nuk ishte e dhënë pas kësaj lidhje

Ai nuk u kishte dhënë rëndësi fjalëve që kanë qarkulluar për Ledjanën mirëpo dëshironte të ketë vëmendjen e saj edhe në jetën e përditshme.

Mevlani: Hipoteza dhe iluzione në kokë njerëzit mund të bëjnë sa të duan, në momentin që nuk ke diçka përballë teje që mund ta vërtetosh, atëherë nuk mund të tërhiqesh besoj unë, ndoshta gaboj. Nuk mundem t’ia shtoj stresin këtyre hipotezave kundrejt Ledjanës. Unë i anashkaloj, nuk merrem me njerëz që rrinë kafeve dhe nuk kanë çfarë bëjnë gjithë ditën, shoh punën time. Këtë ia kam sugjeruar dhe Ledjanës, të shohë jetën e vet dhe ato gjërat që i interesojnë.