“Le të thyejmë pak zemra”, Tayna ndez rrjetin në të brendshme

Këngëtarja ka ditë që është në pushime.

Dhe nga atje, po ndan imazhe dhe video të ndryshme duke mos munguar edhe ato provokuese.

Së fundi ka vendosur të ndajë një fotografi para pasqyrës në të brendshme me ngjyrë të gjelbër derisa ka shkruar një mbishkrim me pretendimin se ka thyer zemra.

Ndryshe, Tayna ka zgjedhur si destinacion, Maldiven për të pushuar dhe nuk ka treguar se kush është personi që e ka shoqëruar atje.

Theksojmë se, 24 vjeçarja po vazhdon ta shijojë suksesin e projektit muzikor ‘WTF’ në bashkëpunim me Ivorian Doll.

Image