LDK dhe VV fajësohen për mosvotimin e projektligjit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Nuk ka arritur  të votohet në kuvend, Projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në mungesë të kuorumit, ku ishin deputetët nga radhët e LDK-së dhe VV-jes që e pamundësuan këtë gjë.

Mos votimi i këtij projektligji ka nxitur reagime të shumta nga deputetët dhe analistët.

Muharrem Nitaj deputetë nga radhët e AAK-së përme një postimi në facebook ka fajësuar LDK-në dhe VV-në për mos votimin e këtij projektlidhi dhe njëherit edhe duke I krahasuar këto dy parti me Listën Srpska.

“Është për keqardhje që as sot nuk arriti të kalojë Projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”! Mungonin deputetët e LDK-së dhe VV-së! Natyrisht votimin e Listës Serbe as që e kemi pritur”, ka shkruar Nitaj, transmeton Ballkani.info.

Ndërkaq në anën tjetër deputeti nga radhët e Nisma SocialDemokrate Enver Hoti ka thënë se nuk asnjë arsyetim që e justifikon këtë mos votimin, sipas tij është pa përgjegjësi e madhe.

“Nuk duhet te gabojm sot, përsëri, për çfarë do arsye që mund të kemi si deputet apo si Grupe Parlamentare e me deshtu votimi i pikës shtatë. Qoftë edhe si mungesë e koorumit në Kuvendin e Republikës së Kosovēs. Nuk ka asnjë arsyetim që e justifikon mos votimin apo mos marrjen pjesë në seancēn e Kuvendit. Është pa përgjegjësi e madhe.Të gjithë e dijm se si është gjendja në Kompleksin Meorial “Adem Jashari” në Prekaz. Kjo na detyron të gjithëve të mendojmë dhe të reflektojmë”, ka shkruar Enver Hoti në facebook.

E sipas analistit Dardan Islami VV-ja janë kopila, ku VVja e LDK-ja knaqen kur koqitet vendi.

“VV patriotat jane kopila se kan pjell kasmos, se LDK-hin e di moti, ne vend se ta lujn rolin progresiv te opozites, kta knaqen kur koqitet vendi, dhe e koqitin ma shume, pra edhe memorialin Adem Jashari e lojne me degradu se nuk eshte faji i tyne? Kto pjella nuk jane tonat, jane produkt i UDB-se dhe burgjeve te Serbise! Bravo!”, ka shkruar Islami.

Kujtojmë se nëse ky projektligj miratohet në Kuvend, Qeveria do të detyrohet që deri në fund të viti 2021 të ndajë 21 milionë euro për kompleksin “Adem Jashari”, mjete këto që nuk janë paraparë në planifikimet buxhetore të shtetit. /Ballkani.info/