LDK: Vetëm fjalë dhe filma, Qeveria po i ikë përgjegjësive për të mbuluar paaftësinë qeverisëse

Lidhje Demokratike e Kosovës ka komentuar videon propagandistike të VV-së që u publikuar ditën e djeshme, ku sulmonte opozitën dhe bizneset, ndërsa nga kjo parti theksojnë se pushteti duhet të merret me problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët.

Zëdhënësja e kësaj partie, Sibel Halimi në konferencë për media lidhur me këtë video tha se pushteti dje iu kthye zanatit të vet, si të vetmin mjet të artikulimit politik, dhe se VV po i kthehet të kaluarës për t’i ikur përgjegjësive.

“Në sfidat që po kalojmë partia në pushtet merret me propagandë ne vend se të ofrojë zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë. Dje ishim dëshmitarë se si pushteti qe i ka krejt iu kthye zanatit të vet si të vetmin mjet te artikulimit politik. Propaganda e partisë në pushtet vazhdimisht i kthehet të kaluarës për t’i ikë përgjegjësive dhe t’a mbulojë paaftësinë qeverisëse”, tha Halimi.

Sipas LDK-së, Qeveria Kurti ka dështuar në shumë sektorë, ndërsa siç thonë vendi po përballet me inflacion mbi 20%, dhe se arritja e vetma është rritja e importit nga Serbia.

“Mungesën e rezultateve të partisë në pushtet më së miri e përjetojnë qytetarët, dështim në ekonomi, deshtim në shëndetësi, arsim. Kur flasim për ekonomi faktet flasin ndryshe, përgjatë dy viteve vetëm stagnim, ekonomia është ngulfatur. 700 milione euro më pak janë në qarkullim, inflacion mbi 20 %, sot produktet ushqimore jane dyfishuar, me shtrenjtë se vitin e kaluar ndërsa propozimet e LDK kundër inflacionit janë hedhur poshtë. E vetmja rritje importet nga Serbia”.

Sa i përket skandalit me Martin Berishajn, zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi tha se 600 mijë eurot e transferuara nuk dihet ku kanë shkuar dhe kënd e kanë financuar.

“Skandali tjetër që ndërlidhet me Serbine janë edhe 600 mije euro transfere nga GEN i Serbisë që s’dihet ku kanë shkuar dhe kënd e kanë financuar, ku përfshihen ambasadorë të pushtetit. Kur flasim për veriun janë 83 milionë euro për rrymen e shpenzuar atje. Shëndetësi s’ka, as penjë në spitale, mjeket infermieret anesesziologët po largohen drejt Evropës dhe sektorit privat. Për ta nuk ka as rritje pagash, nuk ka barëra as per të semurit me kancer”.

Kritika pati edhe për politikën e jashtme, e që sipas LDK nuk ka pasur asnjë arritje, përfshirë këtu njohje, anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“Politika e Jashtme, asnjë njohje gjate dy viteve të Qeverisë ne pushtet, asnjë anetaresim në organizata nderkombetare, huqje të panumerta ne Twitter, skanadale të llojit të Martin Berishaj, dhe së fundmi natyrisht letra komike e Sveçles dërguar Gjermanise për pasaporta”.

“Në arsim veç për reforma nuk mund të flitet i vetmi “inovacion” ka qenë kyqja e shkollave me rrjet te internetit. Jemi në gjysme të mandatit vetëm 3 çerdhe janë ndërtuar”

“Lista e dështimeve shumë më e gjatë, s’ka drejtor në polici me muaj te terë, në energji 72 mije euro humbje cdo ditë, në drejtësi kemi vjedhje të provave, punësime të familjareve, kushërinjtë sishin vetëm për dasme por edhe për pozita shtetërore, s’ka rrugë e shkolla të reja, e as pasaporta s’ka, ka vetëm fjalë vetëm filma”.