Reagim

LDK reagon pas raportit të Freedom House: Të gjithë e kanë kuptuar se Qeveria bën propagandë, nuk e lufton korrupsionin

Lidhja Demokratike  e Kosovës e ka konsideruar shqetësues raporton e Freedom House, në të cilin përmend korrupsionin qeveritar, që sipas tyre vazhdon të jetë shqetësim serioz në Kosovë.

Kjo parti thotë se pas Departamentit Amerikan të Shtetit, edhe një raport ndërkombëtar konfirmon korrupsionin qeveritar, derisa thonë se të gjithë e kanë kuptuar se qeveria bën propagandë. “Por nuk e lufton korrupsionin”.

“Nga gjithsej 7 pikë në luftën kundër korrupsionit, Kosova është vlerësuar me vetëm 2.25. Kjo dëshmon edhe njëherë se korrupsioni gjatë kësaj qeverie nuk është luftuar”.

Në këtë reagim, ky raport është shqetësues  pasi shumë problematika të cilat janë ngritur në këto raporte, vet LDK i ka diskutuar dhe ka ndërmarrë veprime konkrete për t’i zbardhur aferat korruptive.

BONUS VIDEO