LDK reagon pas deklaratave të Kurtit për planin franko-gjerman: Mungesa e transparencës po shkakton mosbesim e mëdyshje

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka reaguar pasi kryeministrit Albin Kurti deklaroi se e pranon propozimin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Halimi përmes një postimi në “Facebook” tha se Kosova është shtet parlamentar dhe sipas saj Kurti e ka obligim të raportojë në Kuvend për dialogun.

“Transparenca nuk do të duhej të mbetet peng i vullnetit të partisë në pushtet, është e detyrueshme dhe obligative që Kryeministri të raportojë në Kuvend, para të zgjedhurve të popullit, duke qenë se Kosova është shtet parlamentar”.

Halimit, “transparenca nuk do të duhej të mbetet peng i vullnetit të partisë në pushtet, është e detyrueshme dhe obligative që Kryeministri të raportojë në Kuvend, para të zgjedhurve të popullit, duke qenë se Kosova është shtet parlamentar”.

Halimi thotë se deklarata e Kurtit që propozimi franko-gjerman është pranuar nga ana e tij tregon për një qasje personale ndaj dialogut.

“Ndaj, deklarata e Kryeministrit që propozimi Franko – Gjerman është pranuar nga ana e tij tregon për një qasje personale e jo agjendë shtetërore, prandaj Qeveria është mbyllur hermetikisht për publikun dhe për pasojë po shkakton mosbesim e mëdyshje”, deklaroi tutje Halimi.