Foto

LDK nesër zgjedh kryetarin, Rukiqi publikon fotografi me Abdixhikun: Të përbashkuar për rikthimin e madh

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi ka postuar sot një fotografi me kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku.

“Drejt festes se madhe. Te perbashkuar per rikthimin e madh te LDK-se, me “Rrugen e Re” per Kosoven”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Të dielën, delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të votojnë për kryetarin e ri të kësaj partie. Pos kryetarit aktual Lumir Abdixhiku që ka kandiduar përsëri, kësaj gare i ka hyrë edhe Faton Bislimi.

Lumir Abdixhiku, pozitën e kryetarit e ushtroi për dy vjet, për shkak të dorëheqjes së Isa Mustafës dhe zgjedhjeve të jashtëzakonshme.