Në Deçan, dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës po kritikohet se po ndjek një qasje të dobët dhe të paorigjinale në fushatë.

LDK-ja duke mos patur program, është duke kopjuar mesazhet dhe formatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe të Kryetarit të Komunës, Bashkim Ramosaj.

Kjo qasje shihet si mungesë e kreativitetit dhe ideve të reja, duke bërë që fushata e LDK-së të perceptohet e zbehtë dhe jo bindëse për qytetarët.

Qytetarët thonë se kjo është një dëshmi se fushata dhe projektet e udhëhequra nga Kryetari Ramosaj kanë pasur sukses, derisa kundërshtarët politikë përpiqen t’i kopjojnë ato.