LDK kritikon qeverinë për ikjen e të rinjve, harron se në kohën e Isa Mustafës u zbraz Kosova

41 deputetë të opozitës kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për zbrazjen e Kosovës nga të rinjtë, si rreziku më i madh që i kanoset vendit.

Deputeti i LDK-së, Fidan Rekaliu ka thënë se ikja është gjëja më e keqe që po i ndodh shtetit të Kosovës.

“Gjendja e krijuar nga aferat e skandalet e punësimeve familjare e partiake është një faktor shtesë që vret motivin për të qëndruar në Kosovë. Kosovën po e braktisin edhe të rinj të shkolluar e të profesionalizuar të cilëve shteti nuk ja dha mundësinë për ta provuar vetën. Ata po ikin pasi nuk ka arsim cilësor, as shëndetësi, e as perspektivë për fëmijët e tyre”, ka thënë Rekaliu.

Nga Kosova po largohen qytetarë të moshave e profesioneve të ndryshme, po i ik rinia po i ikë e ardhmja.

Po ashtu, ai ka kujtuar edhe vitet 2014-2015 kur kishte një fluks të madh ikjesh nga Kosova. Në këtë periudhë me Kosovën udhëhiqte kryeministri Isa Mustafa, kryetar i LDK-së.

Në këtë seancë LDK propozoi rezolutë unfikuese për mbrojtjen dhe avancimin e të rinjve kosovarë