Lidhja Demokratike e Kosovës sot pritët zyrtarisht t`i përgjigjet letrës së kryetarit të LVV-së, Albin Kurti.

Për këtë çështje në ora 16:00 do të mblidhet kryesia e ngushtë e LDK-së.

Gjithashtu, në këtë mbledhje do të marrin pjesë vetëm nënkryetarët e partisë dhe disa zyrtarë tjerë të lartë të LDK-së.

Gjatë ditës së djeshme, zyrtarët e lartë të LDK-së kanë bërë me dije se LDK-ja nuk do të shkojë në takimin me Albin Kurtin.