LDK-ja lëshon sallën e Kuvendit, kjo është arsyeja

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë lëshuar sallën e Kuvendit.

Kjo erdhi si shenjë paknaqësie pasi nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevski ia ndërpreu fjalën shefit të  GP të LDK-së, Arben Gashit.

Gjersa Gashi ishte duke folur për të drejtën e deputetit për të marrë fjalën në seancë, Bogujevski ia tërhjeku vërejtjen duke i thënë se “nëse do ta vazhdosh diskutimin për çështjen e ministrave ose ndalet muhabeti këtu”.