Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar sot mbledhjen e nënshkrimeve për inicimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.

Burimet e Ballkani.info thonë se LDK tashmë i ka siguruar 40 nënshkrimet bazë, të mjaftueshme për të thirrur seancën e mosbesimit në Kuvendin e Kosovës.

Partia e Isa Mustafës i ka 28 deputetë, por jo të gjithë e kanë nënshkruar mocionin. 24 nënshkrime janë nga LDK-ja, 13 nga AAK-ja dhe 6 nga Nisma dhe AKR.

PDK-ja ende nuk është deklaruar zyrtarisht nëse do ta mbështes ose jo mocionin e LDK-së. Partia e Kadri Veselit i ka 24 deputetë.

Po ashtu burime të Ballkani.info thonë se seanca për rrëzimin e Kurtit mund të thirret të shtunën, pasi që nesër mund ta vendos Kryesia e Kuvendit për këtë.

Për rrëzimin e qeverisë duhet 61 vota. /Ballkani.info/