LDK ‘ekspres’ kundër Rezolutës së koalcionit qeverisës për dialogun

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se nuk e përkrahin rezolutën e propozuar nga Qeveria e Kosovës.

Beqiri ka thënë se nuk shohin asnjë arsye të përkrahin një rezolutë e cila është pothuajse e njëjtë me atë të mëhershmen të Qeverisë.

“Rreth kësaj draft-rozulute që po qarkullon, forumet e partisë dhe kryesia do të analizojnë, por nga ajo që e kemi parë nuk ka ndonjë ndryshim nga ajo e mëhershme, është e njëjta gjë, kështu që nuk e besoj dhe nuk e shoh asnjë arsye që ta përkrahim”, ka thënë Beqiri, për express.

Lexo po ashtu:
Kjo është Draft-Rezoluta për Dialogun e propozuar nga koalicioni qeverisës (Dokument)
Kjo është Draft-Rezoluta për Dialogun e propozuar nga koalicioni qeverisës (Dokument)
“Ne e kemi bërë një rezolutë si opozitë, dhe nuk po procedohet. Kjo rezolutë është e njëjta me atë që e ka propozuar Qeveria më herët dhe për ne përgjigja o besoj që do të jetë negative:, ka shtuar ai.

Sot, partitë në pushtet propozuar një rezolutë të re për dialogun me Serbinë, përmes së cilës thane se nuk do të flasin për territorin.

Mirëpo, askund nuk e kanë përmendur kushtin e opozitës për t’ia ndaluar Presidentit Hashim Thaçi të falsë për ndryshim e korrigjim kufijsh.