opozita

LDK e voton Ushtrinë të premten

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se ky subjekt politik të premten do të votojë për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

“Në përputhje me vendimet të Këshillit të Përgjithshëm, LDK në seancën që pritet të mbahet këtë të premte do të mbështes pakon e ligjeve për transformim të FSK-së. Republika e Kosovës si çdo shtet tjetër e gëzon të drejtën për të pasur forcat e veta të armatosura”, ka thënë Hoti në konferencë.

Ai ka shprehur falënderim ndaj SHBA-ve dhe partnerëve tjerë për mbështetjen në këtë proces.

Sipas tij, të gjitha komunitetet duhet të ndihen të sigurta sepse Ushtria është në shërbim të të gjithëve.

“Duam të shprehim falënderim ndaj SHBA-së dhe partnerëve tjetër për mbështetjen e këtij transformimi. Jemi munduar që prej shpalljes së pavarësisë që ky transformim të ndodhë i dakorduar edhe me të gjitha komunitetet. Të gjitha komunitet duhet të ndjehen të sigurt sepse forcat e sigurisë janë në shërbim të të gjithëve. Forcat e Sigurisë do të kontribuojnë për sigurinë e paqes dhe stabilitetit në rajon”.