Grupi negocies g

LDK dhe Vetëvendosje bojkotojnë takimin me drejtuesit e grupit negociator

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj janë takuar sot me dy përfaqësuesit e grupit të unitetit për dialogun me Serbinë, Shpend Ahmetin dhe Fatmir Limajn.

Në këtë takim kanë marrë pjesë të gjitha partitë tjera, përveç Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilat e kanë bojkotuar takimin edhe përkundër ftesës.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

Ky takim po mbahet para fillimit të seancës së jashtëzakonshme ku pritet të diskutohet draft-marrëveshja e propozuar nga Qeveria për dialogun Kosovë-Serbi.