Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të enjten, më 30 prill, takim konsultativ me partitë politike për datën e zgjedhjeve të reja.
Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa ka konfirmuar takimin me U.D Presidenten Albulna Haxhiu.
Ai tha se LDK-në do ta përfaqësojë Jehona Lushaku që në legjislaturën e fundit ishte shefe e grupit të LDK-së.
“Po nesër në ora 15:00 në Kuvend, nga LDK merr pjesë znj. Jehona Lushaku”, ka thënë ai.
Nga AAK-ja kanë konfirmuar arritjen e ftesës duke konfirmuar edhe pjesëmarrjen në takim.
“Po, kemi marrë ftesë nga Albulena Haxhiu për takim të përbashkët të partive politike lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të marrë pjesë në takim dhe do të përfaqësohet nga Ardian Gjini”, ka konfirmuar AAK.







