Lazio pa Strakoshën ndaj Celticut

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha, do t’i mungojë Lazios për duelin kundër Celticut që e luan në udhëtim në kuadër të Ligës së Evropës, ka shkruar të martën sajti italian “Calciomercato”.

Strakosha do të mungojë për shkak të lëndimit të bërrylit që e pësoi në ndeshjen kampionale kundër Atalantas vikendin e shkuar, në të cilën Lazio barazoi 3-3.

“Lazio do të jetë pa portierin Strakosha ndaj Celticut, i cili u lëndua në duelin kundër Atalantas”, ka shkruar sajti italian. Ndeshja Celtic – Lazio, zhvillohet të enjten në kuadër të xhiros së tretë të Grupit E të Ligës së Evropës.

Në këtë ndeshje, te Lazio pritet që të jetë titullar mesfushori Valon Berisha. Lazio ka tubuar tri pikë dhe mban pozitën e tretë në grup.

loading…