Lazio mposht Cagliarin dhe shpreson për Evropën

Lazio ka mposhtur Cagliari-n me rezultatin 2-1 teksa shpreson të kapë një vend në Europa League sezonin e ardhshëm.

Portieri i përfaqësueses sonë Thomas Strakosha nuk ka luajtur për shkak të një dëmtimi në kavilje.

Kryeqytetasit e kanë pasur të vështirë deri në minutën e 31’ kur zhbllokuan rezultatin me golin e Luis Alberto-s.

Pastaj Lazio e kontrolloi sfidën dhe dyfishoi rezultatin me Correa-n në minutën e 53’ pas asistim të Luis Alberto-s.

Asnjë lojtar i huaj nuk ka shënuar dhe dhënë asist në një ndeshje më shumë se spanjolli në dy sezonet e fundit, 6 gola dhe asiste, aq sa Dries Mertens.

Edhe Cagliari kishte mundësitë e tij, por nuk është treguar i saktë përpara portës ndërsa duhet theksuar se e ka siguruar mbijetesën dhe nuk luan për asgjë.

Megjithatë shënoi golin e nderit në minutat shtesë të takimit me Pavoletti-n.

Ndërkohë Lazio ndodhet në vend të 7-të, një pikë më pak se Milan dhe Roma që kanë një ndeshje më pak