Lazio me urim special për Valon Berishën

Futbollisti i Kombëtarës së Kosovës e feston sot 26 vjetorin e ditëlindjes së tij.

Për Valon Berishën, dita e sotme është e veçantë.

Mesfushori kosovar e feston sot ditëlindjen e 26-të.

Dhe, përfaqësuesit kosovar një urim special për ditëlindje ia ka bërë klubi i tij aktual, Lazio përmes uebfaqes së vetë zyrtare.

“Valon Berisha, mesfushor ‘Biancoceleste’, sot i mbush 26 vjet. Nga presidenti, klubi, stafi dhe të gjithë tifozët, nga thellësia e zemrës ia urojmë ditëlindjen”, shkruan klubi italian.

Ish-futbollisti i Salzburgut e kishte menduar ndryshe eksperiencën në Lazio.

Fillimisht e mundoi një lëndim, i cili e la prapa skuadrës, ndërsa më pas nuk arriti të bind me kualitetet e tij kur iu dha rasti.

Prandaj, gjatë janarit u përfol për një largim të tij të mundshëm nga kryeqyteti italian, por në fund ai vendosi të qëndrojë në Lazio, së paku deri në fund të këtij sezoni.

Nëse në xhirot deri në fund të kampionatit nuk ka paraqitje të mjaftueshme, nuk përjashtohet mundësia që gjatë verës ai të largohet nga ekipi aktual.