Lazio e Valon Berishës mposhtet në udhëtim te Apolloni

Lazio ka pësuar humbje në udhëtim te klubi qipriot Apolloni në kuadër të Ligës së Evropës.

Vendasit u treguan më efikas ndaj klubit italian, duke arritur të arkëtojnë pikët e plota me rezultat prej 2-0.

Ishte Faupala ai që shënoi golin e epërsisë për vendasit në minutën e 31, pas asistimit nga Pedro.

E epërsinë e dyfishoi Markoviqi në minutën e 82.

Titullar në këtë takim te Lazio ishin Valon Berisha, dhe Riza Durmishi, kurse në stol ishte portieri 18 vjeçar Marco Alia.

Në Grupin H skuadra e Lazios mban vendin e dytë me nëntë pikë. Frankfurti është lider me 15 pikë, kurse Apolloni mban vendin e tretë tani me katër pikë. Marseille në vendin e fundit ka një pikë.