Lazio do ta largojë Muriqin në janar, mediat turke zbulojnë skuadrën e re të kosovarit

Vedat Muriqi pritet të largohet nga Lazio vetëm pas gjashtë muajve qëndrim në kryeqytetin italian.

Sulmuesi kosovar u transferua me shumë bujë tek klubi italian, por pa arritur dot të ambientohet me lojën e Lazios.

26-vjeçari pësoi fillimisht një lëndim që e mbajti për disa ndeshje jashtë fushave, por nuk mund të thuhet se nuk ka pasur hapësira.

Muriqi ka luajtur në 10 ndeshje, gjashtë në kampionat dhe katër të tjera në Ligën e Kampionëve, por pa arritur të tregojë vlerat që posedon.

Reprezentuesi i Kosovës nuk ka shënuar ende asnjë gol dhe nuk ka asistuar gjë që ka marrë kritika të mëdha në Itali.

Tani është mediumi turk Hurriyet që ka raportuar se Lazio do ta largojë Muriqin gjatë afatit kalimtar të janarit si huazim gjashtë mujor.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, Lazio po diskuton me Fenerbahcen për ta huazuar Muriqin përsëri tek skuadra nga Stambolli.

Me huazimin te Fenerbahce dy skuadrat mendojnë se Muriqi do të rikthehet në formë dhe të jetë i gatshëm për edicionin 2020/2021.

Gjithsesi mbetet të shihet nëse prizrenasi do të pranojë propozimin e Lazios, apo do të vazhdoj të luftojë për tu rikthyer në formë dhe për tu bërë pjesë e rëndësishme e Lazios