Lavrov: SHBA ndërhyn në punët e brendshme të Maqedonisë

Rusia vazhdon ta kundërshtojë hapur Marrëveshjen e Prespës. Në vigjilje të vizitës së kryeministrit grek, Aleksis Cipras në Moskë, krye-diplomati rus, Sergei Llavrov thotë se SHBA- po nxit finalizimin e procesit të marrëveshjes në fjalë, në mënyrë Maqedonia sa më parë të bëhet pjesë e NATO-s.

“Siç dihet, referendumi dështoi. Në këtë situatë, ndryshimet kushtetuese u vendosën në Parlament, më 19 tetor, kur anëtarët e Parlamentit u shantazhuan dhe u korruptuan, përmes ndërhyrjeve të drejtpërdrejta nga diplomatët e huaj, duke përfshirë Ambasadorin e SHBA-ve. Tani po bëhen përpjekje intensive për ta finalizuar procesin deri në fillim të vitit 2019. Ky nxitim i shërben vetëm qëllimit të Uashingtonit, për ta pranuar urgjentisht Shkupin në NATO”, pohoi Sergei Llavrov, ministër i Jashtëm i Rusisë.