Milano

Lavror nervozohet: E papranueshme që Kosova si shtet të merr pjesë në takimet e OSBE-së

Moska pret që Brukseli ta detyrojë Prishtinën që t’i përmbushë obligimet e dala nga Marrëveshja e Brukselit dhe ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kështu ka thënë shefi i diplomacisë rus, Sergej Lavrov.

Lavrov në Milano po merr pjesë në takimin e 25-të të Këshillit të ministrave të Punëve të Jashtme dhe vendeve anëtare të OSBE-së, shkruan Ballkani.info.

“Është e papranueshme pjesëmarrja e Kosovës në takimet e OSBE-së në cilësinë e shtetit, shikimi përmes gishtërinjve është e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Presim nga BE-ja që ta detyrojë Prishtinën t’i përmbushë obligimet e dala nga marrëveshjet me Beogradin, duke përfshirë edhe formimin e Asociacionit”, ka thënë Lavrov.

Në takimin e OSBE-së, sipas mediave serbe, po merr pjesë edhe Ivica Daçiq, ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë. /Ballkani.info/